Problemet matematikore përveç se kërkojnë shumë energji, ato njëkohësisht janë edhe argëtuese për t’u zgjidhur.
Kumar Ankit, një student i inxhinierisë nga India, ka postuar një mister gjeometrik në platformën Quora, transmeton lajmi.net.
Njerëzit përdorin këtë platformë në formë pyetje-përgjigje për të marrë përgjigje për pyetjet e tyre, por gjithashtu mund të jetë edhe një vend i shkëlqyer për testime truri.
A mund t’i gjeni se sa trekëndësha fshehën në këtë fotografi?

Përgjigjja është 25! Gjithsej janë 24 në të gjithë formën, ndërsa trekëndëshi i 25-të gjendet në nënshkrimin e artistit.
Për fat të mirë, matematikani Martin Silvertant krijoi një diagram që shpjegon se ku janë të vendosur të 24 trekëndëshat në figurë. /Lajmi.net/






















