ShowBiz

Sa të pasur janë familja Beckham?

Ajo ishte këngëtare pjesë e grupit Spice Girls, kurse ai ishte një yll futbolli. Por Victoria dhe David Beckham kanë krijuar një biznes familjar, që një ditë mund të vlejë mbi 1 miliardë sterlina.

Familja e tyre vlerësohen me më shumë se 500 milionë sterlina pasuri, me talente të shumta që vetë Victoria i ka quajtur një “cirk udhëtimi”, shkruan Telegraph.co.uk.

Ata janë më të pasur edhe se Mbretëresha e Anglisë. Mes tyre, Victoria e David kanë punuar me firma si: Pepsi, Roceawear, Adidas, Gillette, Police dhe Armani dhe edhe fëmijët e tyre po vazhdojnë në hapat e prindërve, transmeton KoosvaPress.

Në aventurën e fundit për markën Beckham, djali i tyre 11 vjeçar Cruz ka publikuar një këngë nën përkujdesjen e Scooter Braun, që kujdeset edhe për Justin Bieber.

Siç duket çdo ditë është krishtlindje për familjen Beckham.