Aktuale

Sa rrezikohen fëmijët kosovarë nga autizmi?

Autizmi është çrregullim i zhvillimit, i cili paraqitet tek afërsisht 0,005% të fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore. Diagnozifikimi i hareshëm i autizmit te fëmijët mund të sjellë rezultate sa më pozitive të trajtimit të këtyre rasteve. Kështu ka vlerësuar Blerta Kryeziu, psikologe, terapiste e fëmijëve me autizëm, gjatë një interviste dhënë Gazetës KNN.
KNN: Cilët janë shkaktarët e autizmit dhe cilat janë simptomat e para?
Blerta Kryeziu:  Etiologjia e autizmit është ende e panjohur, por studimet tregojnë se faktorët gjenetik dhe ata mjedisorë janë më me rendësi të madhe duke përfshirë edhe hipotezat e tjera të cilat mund të kenë ndikim në zhvillimin e trurit që ndodhin para, gjatë  ose pas lindjes. Këto çrregullime shfaqen kur truri zhvillohet ndryshe dhe ka vështirësi të procesojë.

Autizmi është një çrregullim i përhershëm i zhvillimit që i pengon njerëzit të kuptojnë atë çfarë shohin, të dëgjojnë apo ndjejnë. Kjo pengesë çon në probleme të rënda në marrëdhëniet me njerëzit, në komunikim dhe në sjellje.

Autizmi është një ndër 5 çrregullimet, të cilat kategorizohen si çrregullime të përhershme të zhvillimit. Është një kategori e çrregullimeve neurologjike, që karakterizohet nga “dëmtime të rënda dhe të qëndrueshme në disa fusha të zhvillimit”(DSM-IV-TR).

Pesë çrregullimet e kësaj kategorie janë:

-çrregullimi i autizmit

-çrregullimi Asperger

-çrregullimi çintegrues i fëmijërisë

-çrregullimi i Rett-it dhe

– i paspecifikuar.

Statistikat ndërkombëtare tregojnë se autizmi prek më shumë djemtë sesa vajzat, në një raport rreth 4 me 1.

Disa nga tiparet/sjelljet dalluese në diagnoztifikimin e autizmit përbëjnë:

-vështirësi në kuptimin dhe përdorimin e gjuhës;

-aftësi e reduktuar në nxënie, sidomos përmes vëzhgimit dhe imitimit;

-mungesë interesi në krijimin e marrëdhënieve me të tjerët apo në krijimin e lidhjeve emocionale;

-shmangie e kontaktit me sy;

-forma të pazakonta të lojës (ose mungesë e saj, duke e zëvendësuar këtë me lëvizje dhe ritual;

-përsëritëse e stereotipike, si p.sh. përplasje të duarve;

-rezistencë për të ndryshuar rutinat e ditës;

-ndjeshmëri e tepruar ndaj stimujve mjedisorë.

KNN: A është i mundur përmirësimi i rasteve të tilla dhe sa është i mundur integrimi dhe socializimi i tyre në shoqëri?

Blerta Kryeziu:  Ka progres mirëpo ka dhe regres sa i përket spektrit. Janë të obliguara vlerësimet dhe  trajtimet sa më herët që zbulohet autizmi aq më mirë do të jetë dhe puna po ashtu dhe suksesi tek fëmija, duke pasur parasysh se është  një çrregullim që e përcjellë  gjatë tërë jetës, prapë se prapë trajtimi ka efektin e vet jetësor që fëmijës i jep sado kudo kuptim për jetë.

Trajtimet të cilat përdoren janë:

ABA (Analiza e aplikuar e sjelljes)

ABLLS (Vlerësimi i gjuhës bazë dhe aftësitë e të mësuarit)


KNN: A është në rritje ky fenomen, cilat janë parashikimet tuaja për vitet që vijnë?

Blerta Kryeziu:  Edukimi i fëmijëve me autizëm kërkon një kuptim të veçantë sa i përket aspekteve njohëse, sociale, eupatisë, sjelljes që i karakterizon ata.

Kanë vështirësinë integrimin social, por duhet bërë përpjekje për të nxitur  dhe motivuar pranimin e autizmit tek të tjerët.


KNN: A keni ndonjë rast nga eksperienca juaj që mund ta veçoni meqenëse i trajtoni rastet e tilla?

Blerta Kryeziu:  Po kam raste, një ndër ta që do të mund ta veçoja është me llojin e autizmit Asperger, që është  formë e lehtë e autizmit, por që manifestojnë karakteristika të autizmit e sidomos në fushat e komunikimit dhe socializimit.

Fëmijë ky (dhe të tjerë), i cili ka progres shumë të mirë sa i përket aspektit metalonguilistik, reduktim të sjelljeve stereotipike (përplasja e duarve, të quajtur dhe qeshur pa arsye).

 

KNN: Cili është mesazhi juaj për prindërit të cilët përballen me të tilla raste?
Blerta Kryeziu:  Për prindërit është mjaftë e vështirë, mirëpo fillimisht kanë nevojë për psikoedukim në lidhje me rastin e fëmijës së tyre.

Mesazhi im për ta do të ishte: “Prindër të dashur, fëmijët e prekur nga autizmi kanë aftësitë e nevojshme për të  ecur përpara e për t’u zhvilluar, mos e vono vlerësimin/trajtimin, ai/ajo ka nevojë  më shumë se çdo gjë tjetër, sa më e hershme ndërhyrja aq më të mira e të shpejta do të jenë rezultatet.

Krijoni bashkëpunim në mes jush fëmijës dhe personit adekuat e të profesionalizuar në trajtimin me fëmijën tuaj”.

Intervistoi: Besarta Shatri