Aktuale

Sa janë të përgatitura shtetet për t’u përballur me epidemi dhe pandemi

Sipas Indeksit Global për Siguri në Shëndetësi, asnjë shtet nuk është plotësisht i përgatitur për t’u përballur me epidemi apo pandemi të mundshme.

Së paku 75 për qind e shteteve të botës janë vlerësuar me rezultat të dobët sa i përket aftësisë për t’u përballur me katastrofë biologjike dhe shëndetësore, shkruan “Free Europe”.

Në bazë të renditjes botërore, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i përgatitur në këtë aspekt, sepse është vlerësuar me 83.5 pikë nga 100 të mundshme. Pas saj radhiten Britania e Madhe, Holanda, Australia dhe Kanadaja.

Ky vlerësim u prezantua në kohën kur bota po përballet me përhapjen e shpejtë të koronavirusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Vendet më të goditura deri më tani janë Kina, Italia, Irani dhe Koreja Jugore. Më shumë se 110 mijë njerëz në mbarë botën deri më tani janë infektuar.

Simptomat e virusit të ri janë kollitja, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe dhimbjet muskulore.