ShowBiz

Ryva po vjen me projekt të ri, pamje nga xhirimet e klipit (Video)

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi para disa muajve është bërë nënë për herë të parë.

Ryva është bërë nënë e një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Dorela, transmeton Gazeta Express.

Madje Ryva këto ditë për Dorelën kishte organizuar edhe festën e njohur e cila njihet me emrin “babinë”.

Ani pse tani është e angazhuar më shumë për familjen e saj, veçanërisht me vajzën e cila ende është e vogël, kjo nuk po i pengon Ryvës që të punojë për një projekt të ri.

Po pra, pas një kohe të gjatë, Ryva ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Ajo veçse ka filluar të merret me xhirimet e klipit të saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa videove që ka postuar në profilin e saj në Instastory.

Ryva më shumë nuk ka treguar detaje se kur pritet të publikohet e as si titullohet kënga e re. Mirëpo nga kjo video mund të shihni se Ryva do të shkëlqej në klipin e saj./Gazeta Express/