ShowBiz

Ryva Kajtazi zbulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur

Pas një pauze të gjatë, Ryva Kajtazi po rikthehet fuqishëm me një këngë të re.
Për lajmi.net këngëtarja ka treguar se ky projekt muzikor do të jetë në duet me këngëtarin shqiptar, Shqipri Kelmendi, shkruan lajmi.net

Kënga vjen e realizuar edhe me videoklip i cili është punuar deri në detaje nga Urabn Graphics, xhirimet janë bërë në Shkodër dhe i gjithë projekti është në prag të finalizimit për tu lansuar më pas në kanalin zyrtar në Youtube.

Ky rikthim i Ryvës vjen pas një angazhimi të maksimal të saj në familje dhe rritjen e vajzës dhe këngëtarja duket mahnitshëm.

Nëpërmjet një fotografie të hedhur në Instagram ajo ka treguar se si do të duket në klipin e ri dhe komentet e para kanë qenë shumë pozitive.

‘Pa ty’ ka qenë kënga e saj e fundit e realizuar para dy vitesh.

Kujtojmë se edhe bashkëpunëtori i saj, Shqipriu, njihet për sukseset e tij dhe zërin që e karakterizon./Lajmi.net/