Rajon & Botë

Rusia thotë se e ka nisur një operacion humanitar në Alepo, u ofron civilëve të largohen

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka thënë sot se ushtria ruse dhe ajo siriane do të fillojnë një operacion humanitar të shkallës së gjerë në Alepo të Sirisë për t’i ndihmuar banorët që kanë qenë pengje të terroristëve.

Shoigu ka thënë se tri korridore do të krijohen nga ushtria ruse dhe ajo siriane që do t’iu shërbejnë civilëve për t’u larguar, raporton Reuters, përcjell Express.

Ai po ashtu ka thënë se edhe një korridor i katërt do të hapet për militantët në veri të Alepos dhe afër rrugës Castello./GazetaExpress