Rajon & Botë

Rusia do të vendosë veton për një rezolutë për vendosjen e vëzhguesve në Alepo

Rusia do të vendosë veton për një projektrezolutë franceze në Kombet e Bashkuara që parashikon dërgimin e vëzhguesve për evakuimin e civilëve të qytetit sirian të Alepos, konfirmoi sot ambasadori rus.

“Ne nuk mund të lejojmë votimin e këtij teksti sepse është një shkatërrim”, deklaroi Vitali Tchourkine.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të votuar për këtë projektrezolutë.

Tchourkine shtoi se Rusia, aleate kyçe e regjimit sirian të Bachar al-Assad, do të propozojë projektin e saj për vendosjen e vëzhguesve në Alepo, por pa dhënë më shumë detaje.

Rusia ka vendosur veton për gjashtë rezoluta në Siri që prej fillimit të konfliktit që ka shkatuar më shumë se 310 000 të vdekur që prej marsit 2011.

Rezoluta franceze propozon që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të vendosë sa më shpejt në Alepo personelin humanitar të OKB-së, tashmë i pranishëm në Siri, për një mbikëqyrje të menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë të evakuimit të pjesëve të rrethuara të Alepos.

Në vend, dhjetëra autobusë kanë filluar të hyjnë në zonën rebele të Alepos për të mundësuar një rifillim të evakuimit të mijëra civilëve dhe kryengritësve.