Rajon & Botë

Rusia regjistron mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Rusia raportoi 19,404 raste të reja me koronavirus të enjten.

Shifra e re është afër rekordit të lartë që përfshinte 5,255 infeksione në Moskë dhe e çoi numrin kombëtar në 1,712,858, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Autoritetet gjithashtu raportuan 292 vdekje të lidhura me virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 29,509. /Lajmi.net/