Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, vlerësoi sonte se arrestimi i Marko Gjuriqit, i cili hyri pa leje në Kosovë, paraqet “provokim të ashpër të Prishtinës zyrtare”.
“Ne jemi të indinjuar me provokimin e ashpër të Prishtinës. Jemi plotësisht solidarë me Marko Gjuriqin dhe Serbinë”, shkruan diplomati rus në Twitter.
Gjuriq u paralajmërua nga institucionet e Kosovës se nëse hynte pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohej mirëpo Gjuriq megjithatë hyri.
Policia e Kosovës e arrestoi atë në Mitrovicë, për ta dërguar më pas në Merdare, ku edhe është liruar./GazetaBlic/