Rajon & Botë

Rusia përsëri shënon mbi 10,000 raste të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 10,102 raste të reja të koronavirusit, rreth 480 më pak se në ditën paraprake.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 155,370 dhe shifra është duke u rritur më të madhe ditëve të fundit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 95 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 1,451.

Krahasuar me vendet e tjera, Rusia ende ka shifër të ulët të viktimave, por shqetësues mbetet shifra e të infektuarve, që ditëve të fundit është rritur me nga 10 mijë.

Shumica e rasteve janë shënuar në Moskë, ku spitalet po përballen me vështirësi për të siguruar shtretër për të gjithë pacientët.

the authorGazetaKNN