Shtetet e Bashkuara detyruan Turqinë të zhvillojë një operacion ushtarak në Afrinin veriperëndimor të Sirisë duke furnizuar me armë të përparuar Njësinë Mbrojtëse të Popullit Kurd të Sirisë (YPG), thuhet sipas një zyrtari rus.
“Kurdëve u është dhënë një nxitje për armatim. Dorëzimi i armëve moderne dhe nxitja e ndjenjave separatiste midis kurdëve provokuan Turqinë në kryerjen e operacionit ushtarak në rajonin e Afrinit verior të Sirisë,” tha Alexander Venediktov, një ndihmës i Sekretarit të Këshillit për Siguri Nikolai Patrushev, për “Ria Novosti”.
Shtetet e Bashkuara kanë 20 baza ushtarake në Siri, që kontrollohen nga YPG, shtoi ai, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Ankaraja i ka përsëritur disa herë Uashingtonit që mos ta furnizojë me armatim Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
Turqia ka nisur operacionin ushtarak të koduar “Dega e Ullirit” më 20 janar për të tërhequr YPG-të, të cilët Ankaraja i sheh si grup terrorist i lidhur me PKK-në./Periskopi/