Hakerët rusë po vazhdojnë edhe më tej që të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore në SHBA, mes Hillary Klintonit dhe Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i FBI-së, James Comey, i cili ka thënë se ka përpjekje për të ndërhyrë në bazat e të dhënave të votuesve në Amerikë.
Lidhur me këtë, nga FBI kanë kërkuar që të forcojnë sigurinë zgjedhore.
Së fundmi, ka pasur deklarata të tillë, sipas të cilave presidenti rus, Vladimir Putin e do fitoren e Donald Trump, andaj hakerët rus po kryejnë ndërhyrje të tilla.
Tags:russia