Rajon & Botë

Rusia ishte e informuar se do të ketë sulm amerikan mbi Sirinë

Pala ruse ishte e informuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të godasin Sirinë, deklaroi të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai ka shpjeguar se presidentit rus Vladimir Putin “askush nuk i kishte telefonuar” dhe ka shtuar se lajmi ka ardhur përmes rrugës së kanaleve për shkëmbimin e informacioneve”.

Peskov theksoi se nuk ishin në plan kurrfarë kontaktesh ndërmjet presidentit rus dhe atij amerikan.

“Jo, në këtë moment nuk janë të planifikuara”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen nëse me rastin e sulmit amerikan mbi bazën ajrore ushtarake, të ketë pasur kontakte ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin.