Rajon & Botë

Rusia ia kthen Amerikës, thotë se ia ka dëbuar dy diplomatë

Rusia ka thënë sot se i ka dëbuar dy anëtarë të stafit të ambasadës amerikane nga Rusia në muajin qershor pas një veprimi të ngjashëm “jomiqësor” të Uashingtonit.

Njëri nga diplomatët e dëbuar ishte përfshirë në një incident me një polic rus afër hyrjes së ambasadës amerikane në Moskë, kështu ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë, përcjell Gazeta Express.

Ndërsa diplomati tjetër ishte “veprues i CIA’s”, tha ajo.

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë ftohur pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014, pas të cilit, Perëndimi vendosi sanksione kundër Rusisë.

Ministria ruse më tej ka thënë se të dy diplomatët amerikanë janë shpallur persona non grata.