Qindra organizata joqeveritare që po kërkojnë të privojnë Rusinë nga ulëset e saj në Këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut, duhet të fokusohen në veprimet terroriste në Siri, ka thënë sot zëdhënësi i Kremilinit, Dmitry Peskov.
“Ne do të ishim më të impresionuar nëse këto organizata do të ishin më shumë aktive në zonat ku kryhen operacione terroriste në Siri, për disa vite”, ka shtuar zëdhënësi rus.
Më shumë se 80 organizata ndërkombëtare kanë përsëritur qëndrimet e tyre kundër Rusisë në zgjedhjet e e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që do të mbahen të premten.
Gjenerali i Asamblesë së OKB-së në Nju Jork do të zgjedh 14 anëtarë, ku Rusia, Kroacia dhe Hungaria po garojnë për ti marrë dy nga këto ulëse për ta përfaqësuar grupin e Evropës Lindore në këshill, raporton “Sputnik”, transmeton Express.