Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë sot se Moska i ka ftuar përfaqësuesit e administratës në ardhje të SHBA-së për të marrë pjesë në bisedimet për Sirinë në Kazakistan.
Lavrov ka thënë në një konferencë për media sot se Rusia është e inkurajuar nga përqendrimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në luftimin e terrorizmit, transmeton Express.
“Shpresojmë se administrata e re do të jetë në gjendje t’i pranojë propozimet. Bisedimet në kryeqytetin Astana do të ofrojnë mundësinë e parë për të diskutuar rreth një luftimi më efikas kundër terrorizmit në Siri,” ka thënë Lavrov.
Ai ka shtuar se Rusia pret që bashkëpunimi rreth zgjidhjes së krizës në Siri do të jetë më produktiv me Trumpin se me Obaman./Express/