Ministria e Jashtme e Rusisë tha të martën se vendimi ShBA-ve për të lehtësuar kufizimet ndaj furnizimeve të armëve të rebelëve sirianë është një “akt armiqësor”, i cili kërcënon sigurinë e avionëve luftarakë rusë dhe personelit ushtarak, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
RIA citoi ministrinë duke thënë se administrata e Barak Obamas është përpjekur që të komplikojë situatën në botë para se Donald Trump të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë në janar.
Obama hoqi disa kufizime mbi dërgesat e armëve për rebelët sirianë në fillim të këtij muaji.
Kremlini, një forcë ajrore e cila është duke mbështeturqeverinë e presidentit Bashar al-Assad, tha se masa ishte e rrezikshme dhe se armët mund të përfundojnë në duart e “terroristëve”, transmeton KosovaPress.





















