Aktuale

Rusia e nderon me çmim Ivica Daçiq

Presidenti rus, Vladimir Putin të martën ka nënshkruar një dekret për të dekoruar një numër të shtetasve të huaj që kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me Rusinë.

Në mesin e tyre që u shpërblye me “Medaljen e Pushkinit” ishte Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq.
Çmimi vjen vetëm disa javë pasi delegacioni serb i udhëhequr nga kreu i këtij shteti, ALeksandar Vuçiq vizitoi Moskën, ku u takuan me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov. Ani pse Vuçiqmbeti pa “Medaljen e Pushkinit”, kryediplomati serb u nderua me “Urdhrin e Miqësisë” për arritjet në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis kombeve në vitet e mëparshme.

Para kreut të diplomacisë serbe edhe ish-presidenti serb Tomisllav Nikoliq u nderua nga presidenti rus për forcimin e lidhjeve midis Serbisë dhe Rusisë