Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit në cilindo formë nëse Uashingtoni tregon interes për këtë, ka thënë të enjten zëvendësi i ministrit të Jashtëm rus, Sergej Ribakov.
“Keni parë raportime të gazetave për këtë, raportet e Ministrisë së Jashtme ruse dhe Departamentit amerikan të Shtetit, të cilat pohojnë se përpjekjet kundër terrorizmit dhe mënyrat e kundërvënies ndaj terrorizmit do të jenë në mesin e çështjeve kryesore”, ka thënë ai.