Rusia do të dislokojë një aeroplanmbajtëse në detin Mesdhe për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake në Siri, njoftoi sot ministri rus i Mbrojtjes, i cituar nga agjecitë ruse të lajmeve.
“Aktualisht gjashtë luftanije dhe tre ose katër anije furnizuese janë pjesë e flotës sonë dislokuar në lindje të detit Mesdhe”, deklaroi Sergei Shojgu, transmeton atsh.
”Për të forcuar kapacitetet tona ushtarake, ne do të shtojmë gjithashtu praninë e aeroplanmbajtëses ‘Admiral Kuznjecov”, shtoi ministri rus i Mbrojtjes.