Rajon & Botë

Rusia dhe Siria e akuzojnë Amerikën për provokim

Qeveria e Sirisë dhe aleati i saj, Rusia, e kanë akuzuar sot Uashingtonin se po shpik provokim në Siri, për të cilën pastaj do ta fajësonte qeverinë e presidentit Bashar Assad si përdoruese të dyshuar të armëve kimike në mënyrë që të arsyetohet për kryejnë e një sulmi.

Në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, Ministria e Jashtme Siriane ka thënë se i hedh poshtë akuzat amerikane se Siria po përgatitet për një sulm me armë kimike, duke i përshkruar akuzat si plotësisht të pabaza dhe mashtruese, transmeton Express.

Sipas kësaj ministrie, synimi i akuzave amerikane është justifikimi i një agresioni të ri ndaj Sirisë nën pretekste të pabaza, ngjashëm me atë që ndodhi në prill kur SHBA-ja e sulmoi bazën ajrore siriane, për të cilën kishte thënë se ishte përdorur për të kryer një sulm kimik në qytetin Khan Sheikhoun i cili vrau gati 90 persona.

Në fillim të kësaj jave, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Assadi është duke u përgatitur për edhe një sulm tjetër kimik dhe se udhëheqësi sirian do të paguajë një çmim të lartë nëse e kryen një sulm të tillë./Express/