Ministria e Jashtme e Rusisë ka ftuar sot këshilltarin e ambasadës amerikane në Moskë dhe i ka dorëzuar notën e protestës në lidhje me tentimin e SHBA-së që të kryejë bastisje në misionin tregtar të Rusisë.
“Këshilltari-emisari i Ambasadës së SHBA-së në Moskë, E. Godfri, është thirrur më 2 shtator në Ministrinë e Jashtme të Rusisë. Atij i është dorëzuar nota e protestës në lidhje me qëllimin e autoriteteve amerikane që të kryejnë bastisje në përfaqësinë tregtare të Rusisë në Uashington, në të cilën prej sot na është ndaluar qasja, edhe pse kjo ndërtesë është pronë shtetërore e Rusisë dhe ka imunitet diplomatik”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse.