Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se arrestimi i dy ushtarëve rusë nga autoritetet ukrainase afër kufirit me Krimenë, është provokim.
Shërbimet ukrainase të sigurisë i arrestuan dy ushtarë rusë afër kufirit me Krimenë të hënën, transmeton Express.
Ukraina ka thënë se të arrestuarit janë dezertues nga ushtria ukrainase dhe se janë arrestuar në territorin që kontrollohet nga Ukraina.
Por, Moska insiston se ata janë arrestuar në Krime./Express/