Rajon & Botë

Rusia akuza ndaj SHBA-së për anulimin e diskutimeve për Alepon

Rusia akuzoi sot SHBA-në për anulimin e diskutimeve për Alepon parashikuar në Gjenevë dhe për refuzimin e një dialogu serioz përsa i përket fatit të rebelëve sirianë, me qëllim për t’iu mundësuar atyre të fitojnë kohë.

“Ne e kemi kuptuar që është e pamundur të disktutosh seriozisht me partnerët tanë amerikanë”, konfirmoi Lavrov në një konferencë shtypi me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Thorbjorn Jagland.

Kreu i diplomacisë ruse akuzoi Uashingtonin se kishte anuluar diskutimet mbi Sirinë mes ekspertëve rusë dhe amerikanë, parashikuar, sipas tij, të mërkurën në Gjenevë.

Gjatë takimit të tyre në Romë të premten, Serguei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishin rënë dakord për një takim në Gjenevë mbi Sirinë.

“Kerry më ka kërkuar të mbështes një dokument që korrespondon me vizionin e Rusisë”, deklaroi ai.

“Por dje, ne kemi marrë papritur një mesazh, sipas të cilit ata nuk munden të na takojnë nesër sepse kanë ndryshuar mendim dhe janë tërhequr nga dokumenti”, theksoi Lavrov me keqardhje.

“Dhe tashmë, ata kanë një dokument të ri, që rifillon gjithçka nga zero”, shtoi ai.

Pas vetos ruse për një rezolutë të OKB-së që parashikonte vendosjen mes të tjerave të një armëpushimin shtatë ditor në Alepo, ku ushtria siriane ka ndërmarrë që prej 22 ditësh një ofensivë të gjërë, Serguei Lavrov akuzon amerikanët se po kërkojnë të fitojnë kohë që rebelët të rimarrin veten.

“Është e trishtueshme që vendet perëndimore, të cilat flasin çdo ditë për të drejtat e njeriut dhe situatën humanitare në Alepo dhe në Siri, vazhdojnë të mbështesin radikalët dhe ekstremistët”, deklaroi ai.

Ministri rus theksoi se rebelët duhet të largohen nga Alepo.

“Në të gjitha rastet nëse ndonjë refuzon të largohet vullnetarisht, do të shkatërrohet. Nuk ka mundësi të tjera”, shtoi Lavrov.