Rajon & Botë

Rusët provokojnë diplomatët amerikanë

Në dyqanet e ushtrisë ruse, të cilat i takojnë Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ka njoftuar se do të fillojnë një fushatë të veçantë, në të cilën diplomatët amerikanë që po largohen nga vendi, mund të blejnë një suvenir me zbritje 20 %, që është një bluzë me imazhin e dy ministrave rusë.

Në gjoksin e bluzës janë portretet e ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe nga shpina është portreti i ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Në bluzat e zeza është mbishkrimi me shkronja të bardha “Kushdo nuk e dëgjon Lavrovin, e dëgjon Shoigun”.