Rajon & Botë

Rumania rrit pagat e mjekëve në 2.700 euro

Parlamenti i Rumanisë me shumicë votash të mërkurën miratoi ligjin për rritjen e pagave në sektorin publik prej janarit 2018, pavarësisht kritikave të Komisionit Evropian dhe FMN-së, transmeton Reuters.

Sipas këtij ligji, për të cilin votuan 188 deputetë dhe 28 ishin kundër, paga mujore më së miri rendit mjekët për të cilët pagat nga viti i ardhshëm do të ngriten në 2.700 euro nga 1.000 euro sa janë aktualisht, derisa motrat medicinale do të marrin 900 euro në vend të 530 euro sa marrin tani, transmeton AFP.