Aktuale

Rugovasit kërkojnë takim me qeveritarët e Malit të Zi

Banorë të Rugovës sot kanë dalë për vizitë në disa prej vendeve të kësaj zone, si Kuqishtë fshatrat Haxhaj e Stankaj, që pas demarkacionin me Malin e Zi nuk do ti takojnë më Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtyre iu bashkëngjit edhe ish-anëtari i komisionit shtetërorë të demarkacionit, Ali Lajqi.

Ndër të tjera edhe Lajqi u bëri thirrje deputetëve të kuvendit që të premten në ora 15:00 të vijnë në Kuqishtë për të parë nga afër pasurinë që po humbet.

Rugovasit presin këtë të premte që të vizitohen nga deputetët kosovarë. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë paralajmërojnë takim me qeveritarët e Malit të Zi për të gjetur një zgjidhje për siç thonë kthimin e 12 mijë hektarëve tokë të humbur.