Aktuale

Rugova zëvendësohet me Kastratin

Deputetja Teuta Rugova si deputetja më e re nuk është duke marr pjesë. Pasi që sipas rregullores deputeti më i ri i ndihmon atij në moshë më të vjetër, Rugova është zëvendësuar me deputetin më të ri në sallë e ai është Qëndron Kastrati, deputet i VV-së.

Në këto çaste janë duke u kandiduar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve të deputetëve.

Në sallë gjenden 73 deputetë, mungojnë ata të PDK-së, AAK-së dhe disa të Nismës./KosovaPress/