Deputetja e LDK-së Teuta Rugova ka ardhur sot për të marrë pjesë në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo dje ka përkrahur propozimin e PAN-it për të shtyrë seancën, veprim ky që u kritikua shumë nga partitë tjera dhe shoqëria civile.
Me votën e deputetes Rugova, numri i përkrahësve të PAN-it ka shkuar në 60 vota këto të pamjaftueshme për të votuar kryetarin dhe Qeverinë e re./KosovaPress/





















