Deputeti i LDK-së, Naser Rugova iu ka drejtuar ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, duke i thënë se ka qenë e rrugës që vet ai ta lirojë pozitën dhe t’i jap mundësi organeve të drejtësisë që ta bëjnë punën e vet, kurse, kryeministri Haradianj ta emërojë dikë tjetër.
Kjo pasi janë 20 qytetarë që po pretendojnë se ai ka kryer krime gjatë luftës. Ai po ashtu i ka thënë deputetëve që të kenë kujdes dhe mos ta bëjnë punën e organeve të drejtësisë./KosovaPress/