“Në kafiteri në Mitrovicë nuk shërbehet alkool. Shoqëria në Mitrovicë tregon se kanë bërë një ndërrim rrënjësor”, ka thënë Rugova, njofton Klan Kosova.
Ai ishte në Zonën e Debatit bashkë me Nexhemin Spahiun, Ardian Golën dhe Visar Duriqin.
Kurse gazetari Visar Duriqi pohon se është problem I madh kur dikush vjen edhe të imponohet në shtetin tënd. Ai shton se ligjëratat e imamëve nëpër xhamitë e Kosovës kanë dërguar njerëzit në luftë në Siri.
E sociologu Gola përmend shembullin se agjëruesit mund të bëjnë presion tek ata që nuk agjërojnë, kështu mund të bëhet presioni nga njëri tek tjetri.
“Nuk besoj se dikush mund të ndihet i frikësuar pse dikush tjetër agjëron, në Kosovë e sidomos në Prishtinë.”
Por sipas tij është absurd që në Prishtinë në kohë të iftarit nuk ka shërbime nga disa lokale për shkak të ofrimit të produkteve me alkool.