Deputetja e LDK-së Teuta Rugova një orë pasi që tha edhe publikisht se do ta mbështes kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj me një shkrim në Facebook e ka demantuar se do ta bëjë një gjë të tillë.
Ajo ka shkruar se deklarata e saj është keqkuptuar nga shumë njerëz.
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka shkruar Rugova.
Pak më herët me anë të një postimi në Facebook ka thënë se do të vazhdojë rrugën e babait të saj që ta mbështes Ramush Haradinajn.
Deklarata e Rugovës pas vizitës që Haradinaj ia ka bërë familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova./KosovaPress/