Kandidati i pavarur Rufki Suma ka fituar edhe në këto zgjedhje Hanin e Elezit.
Suma edhe kësaj radhe ka fituar garën për kryetar pa balotazh. Ish-komandanti i UÇK-së i vetëm dhe pa bërë asnjë ditë fushatë ka fituar përballë kandidatit të PDK-së Florim Shkreta dhe Hyrijete Isufi nga LDK-ja.
Nuk është hera e parë që Rufki Suma fiton zgjedhjet pa balotazh. Ky është mandati i tretë i tij./KosovaPress/