Aktuale

Ruante 5500 rrënjë hashash, arrestohet 23 vjeçar në Mallakastër

Policia e Fierit ka asgjësuar 4000 bimë narkotike dhe 1500 degë Cannabis Sativa në proces tharjeje në Mallakastër.

Në pranga është vënë Bedri Alla, 23 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë tek një parcele të mbjellë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa ” informon policia.

Në fshatin Aranitas, Mallakastër, në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4000 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva si dhe u gjetën 1500 degë (lastare) të varura në një tendë për t’u tharë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.