Aktuale

Rryma mbyt 61 vjeçarin

Një elektricist humbi jetën sot në Vlorë si pasojë e rënies së kontaktit me energjinë elektrike.

Policia bën me dije se rreth orës 16:30, shtetasi Pëllumb Bajramaj, 61 vjeç me profesion elektricist është gjetur i pajetë në ambientet e punës, në Nën-stacionin Elektrik të Radhimës, aty ku prej disa ditësh po punohet për linjën 35 kv.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e 61-vjeçarit me banim në Vlorë ka ardhur për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë.

Elektricisti po mblidhte materialet e fundit, kur një nga telat ishte lidhur me linjën e tensionit te larte, që ka sjellë më pas goditjen nga rryma elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.