Aktuale

Rryma mbyt 45 vjeçarin, arrestohen dy persona (Video)

Dje në Shkabaj të Obiliqit ka humbur jetën 45-vjeçari Sherif Cuci, si pasojë e një kontakti me rrymën e tensionit të lartë.

Rasti  ka ndodhur derisa ai po punonte si ndërtimtar në një shtëpi të këtij fshati, njofton KlanKosova.

Bashkë me të ishin edhe dy punëtorë të tjerë që tashmë janë arrestuar, por policia nuk jep arsyen e prangosjes së tyre.