Aktuale

Rrugët e Lipjanit ende me borë (Foto)

Rrugët kryesore të Lipjanit ende nuk janë pastruar mirë nga bora dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Kurse në fshatrat e kësaj komune, gjendja është me keqe.

KosovaPress sot ka qëndruar në këtë komunë, ku nga fotot mund të shiheni se rrugët janë të mbuluara nga bora.

Qytetarët bëjnë të ditur se gjendja në fshatra është më e vështirë dhe rrugët kalohen me vështirësi.

Ndryshe, përshihet që i ftohti që ka përfshirë Kosovën të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen, ndërsa Policia bënë apel të vozitësit që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes./KosovaPress/