Aktuale

Rruga urbane me rërë në Prishtinë

Një rrugë që është në zonë urbane në Prishtinë ka mbetur e pa asfaltuar.

Një rruge ne lagjen “Arbëria” në Prishtinë është e pa asfaltuar. Bëhet fjalë për rrugën “Kosturi”, e cila është e shtruar vetëm më rërë, shkruan lajmi.net.

Banorët ankohen se kur bije shi, kjo rrugë bëhet e pa kalueshme. Thonë se nëpër të kalojnë edhe fëmijët, andaj kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të ndërmarrë masa.

“Kjo rruge në baza ditore shfrytëzohet nga shume banore te zonës te komplekseve banesore përfshirë një kopshti për fëmija. Kalimi përmes kësaj edhe nga auto veturat është mjafte i vështirë sidomos ne kushte atmosferike me shi dhe bore dhe lere me shfrytëzimi i saj nga ana e shume këmbësoreve përfshire këtu fëmijëve! Ju lutem na njoftoni mbi planet zhvillimore te komunës mbi këtë lagje si dhe kur synohet lehtësimi i qarkullimit për banoret e kësaj zone”, thuhet në kërkesën e banorëve të kësaj zonë drejtuar Komunës së Prishtinës.

Kjo kërkesë është bërë nëpërmjet Platformës digjital për pjesëmarrje publike, nga ku janë postuar edhe disa fotografi. /Lajmi.net/