Aktuale

Rruga që do të bllokohet për 9 orë e gjysmë nesër në Prishtinë!

Rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, nesër do të jetë e mbyllur për më shumë se 9 orë,  raporton GazetaBlic.com

Sipas Komunës së Prishtinës, mbyllja e rrugës do të bëhet shkak i asfaltimit të saj.

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nesër nga ora 08:00-17:30 rruga “Muharrem Fejza”, në segmentin nga rrethrrotullimi me rrugën “Bahri Fazliu” e deri te rrethrrotullimi me atë “Enver Maloku” do të jetë e mbyllur pë qarkullim, për shkak të asfaltimit“, thuhet në një njoftim për media. /GazetaBlic.com/