Një rrugë në Meksikë është incizuar duke lëvizur sikur të ishte duke “marrë frymë”, pasi tërmeti 7.1 shkallë goditi vendin të martën.
Rruga e çarë ulet dhe ngrihet lartë sikur të ishte shtyrë nga “mushkëritë e tokës” në Morelos, Meksikë.
Lëvizja e tokës iu dha edhe një tjetër shenjë vendasve, se çfarë fuqie e madhe fshihet brenda bërthamës së Tokës, transmeton Gazeta Express.
Njerëzit vrapuan por u ndalën kur e panë rrugën duke lëvizur kështu. Shikojeni videon: