Aktuale

Rruga magjistrale Rahovec- Malishevë është e kalueshme për automjete

Komuna e Rahovecit njofton se me të marrë informacionin, për vështirësitë në qarkullimin në rrugën magjistrale që lidh këtë komunë me Komunën e Malishevës, është intervenuar nga organet kompetente tek vendi i quajtur “Epopeja e UÇK-së” dhe kjo rrugë është e qarkullueshme për të gjithë automjetet.

“Të gjithë ngasësit e automjeteve, lutën që të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet me automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit./KosovaPress/