Aktuale

Rrokulliset në mes të rrugës, humb jetën shoferi i motorit në Kamenicë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur në qytetin e Kamenicës.

Në fakt ky aksident me fatalitet ka ndodhur në lagjen “Malësia” dhe thuhet se ka ardhur pasi shoferi e ka humbur kontrollin e motorit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Bëhet trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FaktePlus