Aktuale

Rrokulliset me traktor, vdes 57 vjeҫari nga Istogu

Pasditen e së dielës, në bjeshkët e fshatit Uqë të Istogut, një person është rrokullisur me traktorin e tij dhe si pasojë e kësaj, ka humbur jetën.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se vdekja është cilësuar aksidentale.

“Të dielën rreth orës 14:30, Policia e ka marrë informatën se në bjeshkët e Uqës ka ndodhë një rast ku një person është rrëzuar me traktorin e tij. Njësitet olicore së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili e ka konfirmuar vdekjen e një personi të moshës 57-vjeҫare”, ka thënë Rugova.

Rugova po ashtu ka theksuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjes për ceremoni të varrimit./GazetaExpress

the authorBurbuqe Metolli