Aktuale

Rrokulliset cisterna me lëndë djegëse në dalje të Fushë-Kosovës, ka edhe të lënduar

Një cisternë e cila ishte duke bartur lëndë djegëse është vetëaksidentuar rrugës për Pejë, konkretisht në dalje të Fushë Kosovës.

I lënduar ka mbetur një person, ngasësi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar një rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

Veç policisë në vendin e ngjarjes janë edhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave dhe zjarrfikësit, kjo ngaqë ngarkesa e kësaj cisterne është e ndjeshme.

Aktualisht gjithqka është nën kontroll ka bërë të ditur zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

“Përderisa gjatë fazës së përplasjes nuk ka pasur ndonjë ndezje, tanimë gjasat janë te ulëta për një gjë te tillë” ka thënë për klankosova.tv Krasniqi.