SHBA ka publikuar bilancin në rritje të rasteve të reja me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara raportuan 77.225 raste të reja me COVID-19 të enjten – rritja më e lartë një ditore që nga fillimi i pandemisë, dhe trefishi i asaj i shifrave ditore që kishin qenë vetëm disa javë më parë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
SHBA kishte gjithashtu 943 vdekje të reja të raportuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Këto shifra të reja rrisin totalin e vendit në të paktën 3.576.157 raste dhe 138.358 vdekje.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.