Kuriozitete

Rritje e ndjeshme e kostos së katastrofave natyrore

Katastrofat natyrore kanë shkaktuar në vitin 2017 më shumë dëme se gjatë pesë viteve të mëparshme, me një pjesë të siguruar duke arritur një rekord, njoftoi sot kompania gjermane e sigurimeve “Munich Re”.

”Vitin e kaluar, katastrofat natyrore kanë shkaktuar 330 miliardë dollarë dëme, rreth dyfishin e vitit 2016 (175 miliardë dollarë) dhe bilancin më të lartë në histori pas vitit 2011 (354 miliardë dollarë)”, detajon numri dy i sektorit në një studim.

”Në këto 330 miliardë, kryesisht lidhur me uraganet dhe një tërmet të rëndë në Meksikë, dëmet rekord prej 135 miliardë janë mbuluar nga kompanitë e sigurimeve”, thekson siguruesi.

Katastrofat natyrore kanë shkaktuar përveç të tjerave vdekjen e 10 000 personave vitin e kaluar, më shumë se në 2016 (9.650 të vdekur), por nën mesataren e 10 viteve të kaluara që janë regjistruar 60 000 viktima në vit.

Në total, rreth 710 ngjarje klimatike apo gjeologjike ekstreme janë regjistruar në vitin 2017, një rezultat i lartë me 605 ngjarje të konstatuara në të njëjtën periudhë.

Stuhia Harvey në muajin gusht, me shira të rrëmbyeshëm në Teksas, ka shkaktuar 85 miliardë dollarë dëme. Uraganet e tjera, Irma në Florida (32 miliardë dollarë dëme) më pas Maria në Karaibe, si dhe zjarret në pyje në Kaliforni janë zbuluar gjithashtu nga studimi.

Në Evropë, temperaturat shumë të ulëta në muajin prill kanë shkaktuar 3,6 miliardë dollarë dëme në bujqësi, prej të cilave 650 milionë janë mbuluar nga sigurimet.