Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në kryeqytetin e Sierra Leone, Freetown.
Shumica e shtëpive janë mbuluar me baltë, derisa banorët e dëshpëruar janë ende në kërkim të anëtarëve të familjeve të pagjetur, raporton Reuters.
Kryqi i Kuq tha se deri tani të paktën 205 trupa të viktimave janë dëruar në morgun qendor në Freetown.
Personeli policor dhe ushtarak ishin në vendin e ngjarjes në qytetin malor të Regentit, duke kërkuar njerëz të cilit ishin zënë nga mbeturinat.
Rrëshqitjet nga shirat e rrëmbyeshme kanë filluar mëngjesin e hershëm të së hënës./KosovaPress/