Rajon & Botë

Rritet numri i të vdekurve pas të shtënave në klubin e natës në Gjermani (Foto)

Dy njerëz kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë gjatë natës së mbrëmshme në qytetin Konstanz të Gjermanisë, raporton BBC.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, kur një person ka shtënë me armë drejt një tjetrit, të cilin e ka lënë të vdekur në vend. Sulmuesi është plagosur nga policia, i cili ka vdekur më vonë në spital.