Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM) ka deklaruar sot se në krahasim me vitin e kaluar, në vitin 2017 është rritur për 17 për qind numri i rasteve të vdekjeve në mesin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë nga Meksikë në SHBA.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka regjistruar 232 raste të vdekjeve në mesin e emigrantëve, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i vdekjeve ishte 204 persona, transmeton AP./KosovaPress/